
KHG pjesëmarrëse në konferencën Black Hat @ Designwest 2012
Çka, KHG? PO! Por kësaj radhe po publikojmë një shkrim më ndryshe se herave tjera, por gjithmonë duke u bazuar në konceptin tonë për një edukim të mirëfilltë akademik në fushën e teknologjisë për brezin e ri, si shpresa jonë më e ndritur dhe më frymëzuese. Shfrytëzojmë rastin të falenderojmë të gjithë ata që përkrahën KHG ndër vite dhe vazhdojnë me kontribut në mënyra të ndryshme.
Vërtetë, ju jeni "ata" që përbëni motivin dhe vullnetin për ta mbajtur gjallë këtë akademi, që është formuar në ato vite nga frymëzimi i lirisë, që ne sot në këto ditë të ftohëta për nga moti, vazhdojmë edhe sot të kemi kujtime të nxehta nga vrulli i lirisë, duke kërkuar të drejtën për liri, që nuk e kishte shijuar madje as fëmiu në djep.Por, sot kur po lexoni këtë artikull, fatmirësishtë e gjejmë popullin shqiptarë të lire, të organizuar dhe me një rrugë dhe vizionë të përbashkët.
Ç´është Black Hat?
Black Hat, është academia më e njohur në botë në fushën e hacking-ut me seli në SHBA, respektivishtë në Silicon Valley.E formuar kryesishtë nga emërat më të spikatur në botën e hacking-ut, kjo akademi një ndër prioritetet e saj e ka edhe organizimin e konferencave të mëdha, me qëllim të ngritjes dhe përmirësimit të sektorit të sigurisë për kompanitë e njohura, si dhe mbi gjitha promovimin e individëve që janë duke bërë revolucion në këtë fushë.
Këtë vit Black Hat do të mbajë konferencën e radhës më 29 Mars, në qytetin e San Franciscos, e emëruar si: Black Hat - Designwest 2012.
Ndër grupet, individët dhe kompanitë e ndryshmë (Apple, IBM, Yahoo), pjesëmarrëse, këtë vit do të jetë edhe KHG, andaj shfrytëzojme rastin t’i falenderojmë stafin organizues të konferencës për mundësine e dhënë që edhe ne të jemi pjesë e saj.KHG do të prezantohet nga njëri ndër administratorët e grupit, Bajram Hoxha, i cili studion dhe vepron ne Amerikë.
Me shumë respekt dhe dashamirësi,
Stafi administrues i grupit,
Ju dojnë
KHG STAFF 2012.
|